Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese. Gjatë mbledhjes së qeverisë, Kurti u shpreh se institucionet e Kosovës “nuk ishin shkaktare të përshkallëzimit të situatës” në veri, por ulja e tensioneve në atë zonë “ishte pikërisht meritë e institucioneve” të shtetit. Ai përsëriti qëndrimin e tij se ka prova për përfshirjen e shtetit të Serbisë në sulmin në Banjskë dhe atë në kanalin Ibër Lepenc. Kryeministri në detyrë tha se pavarësisht saksioneve të BE, Kosova nuk ka qenë asnjë e hidhëruar me BAshkimin Europian, por ka vijuar e përkushtuar ndaj integrimit evropian, për përmbushjen e kritereve për anëtarësim.