Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar 27-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Serbi. Ai u shpreh se NATO ndaloi gjenocidin dhe spastrimin etnik që ushtria serbe po kryente ndaj shqiptarëve vendas në Kosovë. ‘Tragjedia e popullit të Kosovës e shtrirë ndër dekada e sensiblizoi botën demokratike perëndimore dhe e vuri në lëvizje NATO-n,për të ndërhyrë ushtarakisht me qëllim të ndalimit të gjenocidit, spastrimit etnik dhe krimeve të tjera shtetërore të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Duke e pasuar luftën e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fushata bombarduese e NATO-s mbi Jugosllavi dhe hyrja e trupave të saj pastaj në Kosovë në qershor të vitit 1999, e solli lirinë e Kosovës.’ – shkruan ndër të tjera Kurti