Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, shprehet I vendosur se Kosova nuk do të lejojë që për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të mund të votohet edhe në Kosovë, e kjo sipas tij vjen për shkak se autoritetet serbe nuk kanë bërë asnjë kërkesë për mundësimin e votës së diasporës. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘X’, Bislimi I kthen këshut përgjigje zëdhënësit të BE Peter Stano. “Nëse autoritetet e vendeve të tjera do të donin të organizojnë zgjedhje në Kosovë për diasporën e tyre, atëherë ato duhet të kërkojnë zyrtarisht nga autoritetet tona një vendim pozitiv dhe mbështetje”, shkroi Bislimi.