Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, njoftoi se me një delegacion do të zhvillojnë takime në Parlamentin Evropian, për të ngritur problematikën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ajo ka njoftuar gjithashtu se pozita e vështirë e pakicës shqiptare në Serbi dhe diskriminimi do të jenë temat kryesore ta këtyre takimeve përgjatë tri ditëve.