Top News – Kosova ‘nën ujë’, priten përmbytje/ Autoritetet paralajmërojnë për reshje të dendura shiu
23/11/2025 13:01

Disa pjesë të Kosovës mund të përballen me përmbytje pasi parashikohen reshje të dendura shiu gjatë ditës, paralajmëroi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Në një njoftim në Facebook, instituti tha se e ka ngritur alarmin në nivelin e verdhë, i cili nënkupton se moti është “potencialisht i rrezikshëm”. Ndërsa niveli i ujit në lumenj në gjithë vendin ka rënie për momentin, pasi ata kishin dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në pjesë të vendit më herët gjatë javës, pritet të ketë sërish rritje të nivelit të ujit, thuhet në njoftim. Reshje shiu parashikohet të ketë në pjesët, lindore, verilindore, qendrore dhe jugore të vendit. Ato pritet të ndikojnë në ngritjen e niveleve në Lumin Morava e Binçës me degën kryesore Kriva Reka, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje. “Një situatë e tillë do të dominojë edhe në pjesë të tjera të vendit, sidomos në pjesës veri-lindore, qendrore dhe jugore”, thuhet në njoftim. Paralajmërimi vjen pasi në fillim të javës, kryeqyteti i vendit, Prishtina, ndërpreu mësimin në të gjitha shkollat e qytetit, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe rrezikut nga përmbytjet. Të hënën dhe të martën u raportua për përmbytje të vogla në pjesë të vendit, të cilat nuk kanë shkaktuar viktima apo dëme të mëdha. Kosova është përballur me përmbytje vitet e fundit, të cilat kanë shkaktuar kryesisht dëme materiale. Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjes së paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave.

Top News – ‘Kosova nuk harron’ / Osmani e Kurti kujtojnë sulmin e NATO-s kundër Serbisë
24/03 22:51
Top Channel/ 27 vite nga bombardimet e NATO, më 1999 nisi sulmi ndaj agresionit serb
24/03 20:02
Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11
Top Channel/ Keqtrajtimi i pesë vjeçarit: Paralajmërohet revokim licencash për punonjësit sociale!
19/03 15:07
Top News – Stërvitjet serbe në kufi me Kosovën, Albin Kurti – Provokim, ndërkombëtarët të veprojnë!
19/03 14:51
Top News- Kosovën e mban diaspora / Remitanca rekord, në 2025 dërguan 1.4 mld euro
19/03 14:43
Top News – Kriza politike penalizoi Kosovën. Raporti i Freedom House-Progresi i lirive u paralizua
19/03 10:29
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top News- Historia makabre nga Kosova, prindërit monstër rrahin e keqtrajtojnë të miturin
18/03 20:06
DIGITALB DIGITALB