Top News – Kosova nën masa të reja/ 97 për qind e rasteve me variantin britanik
06/04/2021 10:55

Varianti britanik i koronavirusit duket se është bërë dominues tani në Kosovë dhe kjo ka detyruar qeverinë të marrë masa për të minimizuar ekspozimin ndaj covid 19 dhe ngadalësimin e përhapjes së virusit. Restorantet janë mbyllur, shkollat janë kthyer online si edhe janë ndaluar tubimet e shumë personave në një vend Nga dita e nesërme edhe Kosova do të jetë nën masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Këto masa, për dy javët e ardhshme ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente. Shërbimet e gastronomisë pezullojnë aktivitetin nga data 7 prill deri me datë 18 prill. Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre, siç janë dyqanet ushqimore dhe farmacitë, nga data 7 prill deri më datë 18 prill. Në arsyetimin e Qeverisë së Kosovës për masat e reja thuhet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka testuar me 147 mostra pozitive me koronavirus, për detektimin të variantit britanik të koronavirusit dhe atij të Afrikës Jugore. Nga numri total i mostrave të testuara, 97.27 për qind e tyre ishin me variantin britanik dhe asnjë me variantin e Afrikës së Jugut. Prandaj kjo situatë, ku varianti britanik është më së shumti i përhapur, sipas Qeverisë kërkon që të minimizohet sa më shumë ekspozimi ndaj COVID-19 dhe të ngadalësohet përhapja e tij, në mënyrë që kapacitetet e shërbimit spitalor të jenë të përballueshme dhe të menaxhueshme. Qeveria ka vendosur që të gjitha shkollat ti kthehen mësimit online ndërsa institucionet parashkollore do të vazhdojnë aktivitetin normalisht, duke i respektuar masat dhe rekomandimet kundër COVID-19. Me masat e reja ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona. Për qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me rrezik të lartë, kërkohet test COVID-i i bërë në 72 orët e fundit, në të kundërt do të karantinohen për shtatë ditë.

Top Channel/ Mbushen tribunat në ‘Fadil Vokrri’, tifozët shqiptarë nisën këngën
31/03 20:51
Top Channel/ Kosova, gati të shkruajë historinë! “Dardanët” me formacion sulmues
31/03 20:08
Top Channel/ Radhë kilometrike në Morinë, qindra tifozë nga Shqipëria në mbështetje të Dardanëve
31/03 17:19
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top News- 27 vjetori i masakrës me 106 viktima/ Kurti: Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi
31/03 15:08
Top News- Ekspozita për masakrat në Kosovë/ Të dhënat e pasakta, Prokuroria Speciale nis hetim
31/03 14:59
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë/ Ndeshja do të transmetohet nga Top Channel
31/03 12:48
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës/ Një hap pranë Botërorit, bota do e njohë si finaliste
31/03 12:46
Top News- Deklarimi i pasurisë për zyrtarët publikë/ Në ‘filtër’ dhe mjekët, masa ndaj vonesave ose…
31/03 11:13
Top Channel/ Kosovë, Kushtetuesja rrëzon Osmanin dhe Haxhiun
30/03 22:57
Top Channel/ Protestë për ekspozitën e luftës, veteranët e UÇK përplasen edhe me policinë
30/03 20:21
Top News- ‘S’jemi kundër serbëve, Serbia është kundër nesh’/ Kosova kërkon dorëzimin e Radoiçiç
30/03 19:20
Top News- Shembja e rrugës në Prishtinë/ Nis hetimi ndaj zytarëve përgjegjës për keqpërdorim detyre
30/03 15:39
Top News- Kurti takime me opozitën për presidentin/ LVV paralajmëron tërheqjen e dy kandidaturave
30/03 14:37
Top News- Pagë e 13-të për sektorin publik/ Qeveria miraton vendimin, përfitojnë dhe nënat lehona
30/03 13:14
Top News- Kurti zbardh takimin me Macronin: Diskutuam për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse
30/03 13:04
Top News – ‘Besoni te vetja, siç besojmë te ju’. Kryeministri Kurti viziton përfaqësuesen e Kosovës
30/03 12:52
Top Channel/ 1 milion euro për Botërorin, 500 mijë euro kombëtares së Kosovës për Sllovakinë
30/03 12:18
Top News- Misioni i FSK në Gaza/ Kurti: Jemi gati për forcën paqeruajtëse
30/03 11:13