Kosova ndodhet në ethe për shkak të dyshimeve pëe mbërritjen e variantit Omicron. Mbi 30 mostra pozitive për COVID-19 janë nisur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për në Gjermani, për analiza më të detajuara për variantin e ri të koronavirusit. Rezultatet e tyre pritet që të kthehen gjatë këtij muaji.