Qeveria e Albin Kurtit nuk i trembet zgjedhjeve të parakohshme, madje është e gatshme nëse do të zhvillohen brenda këtij viti. Deklarata është bërë nga këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, gjatë një interviste për KosovaPress. Sipas Zulfajt, zgjedhjet janë të parashikuara të mbahen në dimrin e 2025, por mund të mbahen edhe brenda vitit nëse kërkohet.