Top News/ ‘Kosova në rrezik nga Rusia e Serbia’/ Alarmi i SHBA-së për ndërhyrje të Moskës në Ballkan
13/07/2024 12:57

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se Rusia po kërkon mundësi për të shfrytëzuar tensionet ndëretnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të krijojë destabilitet dhe të pengojë integrimin e rajonit në institucionet euroatlantike. “Është e qartë se Rusia nuk mbështet të ardhmen e njëjtë evropiane për shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor që ata vetë kanë zgjedhur dhe që njerëzit në rajon e meritojnë”. Ka qenë kjo deklarata që një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka bërë për Radion Evropa e Lirë. Departamenti amerikan i shtetit tha se për shkak të qëllimit të Rusisë, Uashingtoni po punon me shtetet e Ballkanit Perëndimor që të forcohet bashkëpunimi rajonal dhe të avancohet reformat, në mënyrë që të pakësohet mundësia për ndikimin rus. Në Kosovë udhëheqësit politikë së fundi kanë intensifikuar paralajmërimet e tyre se Serbia po përgatitet për një sulm apo provokim ndaj Kosovës. Në veri, tensionet janë rritur që prej vitit të kaluar, ndërkaq në Bosnje e Hercegovinë, autoritetet në entitetin e Republikës Sërpska kanë kërcënuar me shkëputje. Zëdhënësi i DASH-it tha se SHBA-ja vazhdon të jetë e shqetësuar se tensionet lokale mund të përshkallëzohen në tensione serioze politike në rajon.

Top News- Nderohen viktimat e Reçakut / Politika në Kosovë zotohet: Drejtësi për ta!
15/01 15:31
Top Channel/ Ngjarja 27 vjet më parë, liderët e Kosovës “zbarkojnë” në Reçak!
15/01 15:23
Top News- Rezultatet e dobëta në zgjedhje/ Abdixhiku dhe nënkryetarja e LDK ofrojnë dorëheqjen
15/01 14:22
Top Channel/ Përkujtohet ngjarja e Reçakut, Kosova kujton 45 civilët që janë vrarë gjatë luftës
15/01 13:07
Top News- 27 vite nga masakra e Reçakut/ Ende asnjë i dënuar për 45 civilët e vrarë nga forcat serbe
15/01 11:37
Top News-Përleshja në Zveçan në maj 2023/ Akuza për sulm ndaj forcave të KFOR, arrestohet i dyshuari
14/01 16:44
Top Channel/ Sorensen në Prishtinë, i dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi takon Kurtin e Osmanin
14/01 15:24
Top Channel/ Sorensen po viziton Kosovën, i dërguari i posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi
14/01 12:51
Top News- Rinumërohen një e treta e votave / Kosovë, shtyhet afati i shpalljes së rezultatit zyrtar
14/01 11:02
Top News- Riforcimi i marrëdhënieve të krisura/ SHBA pret nga ‘Kurti 3’ për forcimin e bashkëpunimit
14/01 10:43
Top Channel/ Disfata në zgjedhje, Abdixhiku: Do jap dorëheqjen nga kreu i LDK
13/01 22:40
Top News- ‘Gatishmëri për ruajtjen e sigurisë’/ KFOR dhe Policia e Kosovës stërvitje të përbashkët
13/01 14:20
Top News- ‘Serbia akte destabilizuese në Kosovë’/ Osmani ankohet tek admirali i NATO-s për Beogradin
13/01 12:44
Top News- Dronë të dyshimtë në Kosovë/ Dëshmitarët: Hynë nga territori i Serbisë
13/01 12:44
Top News- Fluks nga gripi e virozat në spitale/ Valë shtrimesh në Kosovë, simptomat deri në 3 javë
13/01 10:22
Top News- 15 ditë nga zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Shpallja e rezultateve pas përfundimit të ankesave
12/01 16:17
Top Channel/ Kosova nën ujë dhe në akull! Pas përmbytjeve nisin ngricat, dëme të mëdha
12/01 14:50
Top News- Mungon ngrohja në shkolla / Shtyhet rinisja e mësimit në disa komuna në Kosovë
12/01 10:20
Top News -Spiunonte për Serbinë, prokuroria kërkon prova të tjera për Fatmir Shehollin
10/01 20:00
Top Channel/ Dëmet nga përmbytjet! Banesa, biznese të dëmtuara në shumë qytete të Kosovës
10/01 15:06
DIGITALB DIGITALB