Kosova është drejt afatit final për zgjedhjen e presidentit të ri. Edhe në ditën e fundit, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se do të vijojnë përpjekjet për të gjetur zgjidhje. “Do t’i vazhdojmë përpjekjet për ta zgjedhur presidentin. Urojmë e shpresojmë edhe për një kandidaturë të dytë në mënyrë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese për garë”-është shprehur Kurti.