Kreu I Dhomës së Mjekëve të Kosovës ngre alarmin mbi mungesën punonjësve të shëndetësisë. Pleurat Sejdiu në një intervistë për Kosova Press, shprehet se mbi 60 mjekë janë larguar nga Kosova vetëm 6 mujorin e parë të këtij viti, teksa shton se me këto ritme, Kosova do të mbetet pa mjekë.