Kosova ndodhet në prag të një krize energjetike lidhur me bizneset, pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për daljen në treg të lirë të bizneseve e kompanive që operojnë në Kosovë. Një ditë më parë avokatja Blinera Osmani publikoi vendimin e Gjykatës Komerciale, sipas të cilit anulohej vendimi i ZRrE-së për daljen e bizneseve në treg të lirë.