Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiç paralajmëron se anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara paraqet një rrezik real për ekzistencën e popullit serb. Madje, sipas tij, një rrezik edhe më i madh për popullin serb vjen nga bashkimi i mundshëm i Kosovës me Shqipërinë dhe krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’, me mbështetjen ndërkombëtare.