Ish shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati paralajmëron se Kosova po shkel në një fushë të minuar. Sipaj tij, sfidat e shtetkonsoldimit demokratik dhe integrimit të plotë të Kosovës në familjen euro-atlantike kërkojnë kompromise politike dhe jo veprime impulsive apo imponime të ndërsjella. Facebook Bushati: “Kushetuta e Kosovës dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese kërkojnë një president që gëzon mbështetje politike mbi palët. Thënë troç, një president që vjen si produkt i kompromisit politik. Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, sepse kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’. Mirëpo, edhe parlamenti që do të konstituohet nga zgjedhjet e reja do t’i nënshtrohet të njëjtës formulë për zgjedhjen e presidentit. Që do të thotë se, sërish do të nevojitet kompromis politik.”