Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të shtunën se shteti i Kosovës e ka objektiv kryesor anëtarësimin në NATO. Duke folur në ceremoninë që është mbajtur në kazermën “Adem Jashari” në shënimin e Epopesë së UÇK-së, Osmani tha se sa Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), po rritet çdo ditë e më shumë. Teksa ka përmendur luftën në Ukrainë, ajo tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO është i domosdoshëm që të ruhet paqja në rajon.