Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur pasditen e së hënës se qytetarët e Kosovës do të furnizohen me energji elektrike pa ndërprerje. Përmes një postimi në Facebook, ministria ka thënë se reduktimet e paralajmëruara janë evituar pas bashkëpunimit me Shqipërinë. Ministria po ashtu ka paralajmëruar edhe bashkëpunime tjera "për të adresuar krizën energjetike".Furnizimin e rregullt me rrymë e ka konfirmuar edhe Qeveria e Kosovës. Në orët e vonë të së dielës, Kompania Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS), ka njoftuar se qytetarët e Kosovës do të përballeshin me reduktime nga 15 gushti.