Dy juristë të Këshillit të Evropës po qëndrojnë në kosovë dhe po analizojnë ligjet dhe kushtetutën e vendit për të përcaktuar nëse janë në përputhje me standardet, vlerat dhe normat e këtij institucioni evropian. Ata po zhvillojnë takime në Prishtinë dhe në përfundim do të dalin me një raport që do ti dërgohet raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, e cila më pas do të hartojë raportin final. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, shprehet optimiste se raporti do të jetë pozitiv.