Top News – Kosova në Asamblenë e NATO-s / Merr mbështetjen e Belgjikës, delegacioni në Prishtinë
14/07/2023 13:25

Kreu i delegacionit belg në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior, NATO, Theo Francken, tha se Belgjika është pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organ, si anëtare e asociuar.Francken, bashkë me një delegacion nga Parlamenti Federal i Belgjikës, u takua të premten me delegacionin e Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s.“Kosova mund dhe duhet të jetë anëtare e asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ky do të ishte një hap i mirë i integrimit. AP-ja e NATO-s e ka të rëndëishme ta diskutojnë stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, kjo mbetet prioritet për ne”, tha Francken në konferencën për media pas takimit.Aktualisht, Kuvendi i Kosovës është pjesë e kësaj Asambleje Parlamentare si “delegacion vëzhgues”, njësoj si Australia, Egjipti, Japonia, Koreja e Jugut, Kazakistani, Palestina dhe Tunizia. Ndërsa, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut janë delegacione anëtare. Nëse Kosova bëhet anëtare e këtij organi si delegacion i asociuar, ajo do t’i bashkohej Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës nga rajoni. Vizita e delegacionit bleg vjen në një kohë tensionesh në veri të Kosovës, për shkak të të cilave NATO ka angazhuar 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që kanë qenë të vendosura në Kosovë.

Top News – Abdixhiku votëbesohet, nuk votohet. Votimi i Kuvendit të LDK nuk shuan krizën e partisë
31/01 22:10
Top Channel/ LDK ‘vulos’ kryetarin e ri, ja kush do ta drejtojë partinë
31/01 22:07
Top Channel/ Rikonfirmohet Abdixhiku, dha dorëheqjen pas humbjes. Partia e votëbesoi
31/01 20:04
Top Channel/ Mbyllet rinumërimi në Kosovë, kandidatët akuzohen për manipulim dhe deformim të votës
31/01 12:51
Top News -KQZ shpall rezultatet përfundimtare. Zgjedhjet e 28 dhjetorit, LVV kryeson me 57 deputetë
31/01 12:01
Top News -Ramush Haradinaj, kandidat për president. ‘Negociata me PDK dhe LDK për të siguruar votat’
31/01 11:53
Top Channel/ Kosovë, rinumërimi i votave u mbyll -Ekspertët: U godit besueshmëria e procesit!
31/01 11:34
Top News – Europol kundër piraterisë televizive. Goditet rrjeti ndërkombëtar me aktivitet në Kosovë
31/01 10:32
Top News – Europol godet piraterinë televizive, aksioni shtrihet edhe në Kosovë
31/01 09:38
Top Channel/ Kosovë, mbyllet procesi i rinumërimit të votave
30/01 22:59
Top Channel/ Rinumërimi i votave në Kosovë, procesi pritet të përfundojë sot në orët e vona
30/01 20:09
Top Channel/ Kurti, i gatshem per bashkepunim me opoziten per zgjedhjen e presidentit!
30/01 15:17
Top Channel/ Kurti: FSK-ja do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën!
30/01 14:38
Top Channel/ Lista serbe mban “peng” Kuvendin, Kushtetuesja: Duhet nga komuniteti serb
29/01 19:48
Top News-Fondet e Kosovës për Luginën e Preshevës/ Ndizen përplasje politike, akuza për keqpërdorim
29/01 15:17
Top News- Manipulimi i votave në Prizren/ Zgjerohen hetimet, përfshihen grup i dytë të dyshuarish
29/01 14:19
Top Channel/ 15 të ndaluar në Malishevë, dyshohet se u manipuluan 17 mijë vota,prokuroria merr në…
28/01 19:51
Top News- Një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme/ Vijon rinumërimi, Kosova ende pa institucione
28/01 16:42
Top Channel/ Kosovë, Prokuroria e Gjakovës aksion për falsifikim të rezultatit zgjedhor në Malishevë
28/01 15:29
Top News- Anëtare themeluese e Bordit / Kosova zë vend në nismën e Trump për paqen
28/01 13:22
DIGITALB DIGITALB