Kosova vendos tarifë ndaj dy mallrave të Serbisë. Bëhet fjalë për një shumë prej 3 centësh për kilogram në importin e koncentratit të kafshëve dhe shpezëve dhe po 3 centë për blloqet e betonit që prodhohen në shtetin fqinj. Vendimi u bë I ditur nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari, që saktësoi se është një masë mbrojtëse anti-damping që do të thotë se këto mallra shiten në tregun e Kosovës me çmim më të ulët se sa në tregun e Serbisë.