Top News – ‘Kosova ndërton baza speciale!’ Vuçiç i frikësuar: Të plotësohen garancitë që na u dhanë
30/12/2022 14:26

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka shtyrë konferencën e tij të fundvitit, sic tha vetë ai, për shkak të krizës në veri të Kosovës. Por nga zyra e tij, ku priti Nikolla Nedeljkovic, serbin e arrestuar në gazimestan dhe të liruar pas gjashtë muajsh në një burg në Prishtinë, Vucic tha se priste që të plotësoheshin garancitë që sipas tij ka marrë nga SHBA dhe BE për të mos ndjekur penalisht serbët e veriut të kosovës, që ngritën barrikadat dhe akuzoi prishtinën se po ndërton baza speciale ushtarake për të kërcënuar popullatën serbe atje. "Për mua para së gjithash është e rëndësishme që të plotësohen gjërat nga garancitë që janë dhënë. Prishtina po ndërton baza speciale që të mund të kërcënojë popullin serb, kërkoj nga ata që të sillen në përputhje me atë që është marrë vesh”, tha Vuçiç. Ai konfirmoi më pas se kishte biseduar në telefon edhe me përfaqësuesit e BE-së, mëngjesin e të premtes, për situatën në kosovë. “Situata është shumë më e vështirë se sa mendojnë, populli serb është i vendosur të mos lejojë terrorin, kam frikë nga papërgjegjshmëria e përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe e Prishtinës”, tha Vuçiç. Presidenti serb tha edhe se do të vizitojë manastirin e Hilandarit për krishtlindjet ortodokse dhe se konferencën vjetore për shtyp do ta mbajë më 4 ose 5 janar.

Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07