Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, ka ndaluar përkohësisht importin e gjedhëve, dhe nënprodukteve të lëkurave të tyre, nga Zona e Lombardisë në pjesën veriore të Italisë. Sipas njoftimit, masa është marrë pas confirmimit të rasteve të infektimeve të kafshëve me një sëmundje virale që prek lëkurën e gjedhëve.