Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalojë përkohësisht eksportin e disa produkteve ushqimore në vende të rajonit dhe më gjerë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të mërkurën në një mbledhje të Qeverisë se qëllimi i këtij vendimi është që të sigurohet furnizimi i qytetarëve me produkte si gruri, misri, mielli, vaji ushqimor, kripa e kuzhinës dhe sheqeri.