Kosova ka qenë në dijeni të lëvizjeve dhe stërvitjeve të grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovë, duke I marrë jetën Rreshterit Afrim Bunjaku. Deklarata është bërë nga Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në mediet kosovare, I cili thekson se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) në këtë rast ka arritur të mundë Agjencinë Serbe të Inteligjencës (BIA) në veri të vendit.