Policia e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet e autoriteteve të Serbisë, duke I cilësuar si të pavërteta, se policë të Kosovës kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë, në veri të vendit. Ministria e Mbrojtjes e Serbisë pretendoi se një grup i policëve të Kosovës, të armatosur rëndë, kanë kaluar në Leposavic në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare në fshatin Çirkoviq.