Kosova mirëpret stërvitjen më të madhe ndërkombëtare “Defender Europe 2025”, duke marrë pjesë edhe me afërsisht 1 mijë anëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e sheh këtë moment si tregues të besimit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaj Republikës së Kosovës.