Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pranoi nga ambasadori i BE-së në Kosovë, progres raportin e përpiluar nga Komsioni Europian për vitin 2023. Në konferencën e përbashkët për shtyp me diplomatin europian, Bislimi u shpreh se Kosova nuk është në fazën e negocimit në Bruksel, por në fazën e zbatimit të marrëveshjeve.