I mandatuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalën e mbajtur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës premtoi fuqizim të aleancave me BE-në dhe ShBA-në. Ai tha se mandatin e ardhshëm do të investojë 1 miliard euro në ushtri, do të rris pagën mesatare në sektorin publik mbi 1 mijë euru por dhe investime të tjera. Albin Kurti e nisi fjalën e tij me procesin e gjyqit në Hagë kundër ish-eprorëve të UÇK-së, duke theksuar se përpjekjet e prokurorisë atje janë "një orvatje që bie ndesh me të vërtetën". Kreu i vetëvendosjes tha se në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit ndaj popullatës shqiptare dhe se ato janë kryer nga regjimi jugosllav nën udhëheqjen e Millosheviçit.