Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook, se ka dekretuar hapjen e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan. “Pas dy vitesh pune intensive me Selinë e Shenjtë, kam dekretuar formalisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë. Ky është hap i rëndësishëm për Kosovën dhe raportet tona me Selinë e Shenjtë, të cilat do të vazhdojmë t’i thellojmë”, ka njoftuar ajo në Facebook. Vatikani nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, por hapja e misionit të kësaj të fundit në Selinë e Shenjtë mund të konsiderohet një hap përpara drejt konsolidimit të raporteve mes palëve.