Kosova është vendi me të ardhurat më të ulëtar për frymë në rajon dhe e treta në Europë pas Ukrainës e Moldavisë. Sipas Bankës Botërore shkalla e varfërisë në Kosovë mbetet e lartë, 19.2 për qind, teksa ky institucion raporton se vendi mbetet prapa fqinjëve të saj sa I takon produktit të Brendshëm Bruto për kokë banori që arrin vetëm 5.889 euro.