Mikpritja e stërvitjes ‘Defender Europe 2025’ nga Kosova vlerësohet si një moment i rëndësishëm në forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare si partner i besueshëm në sigurinë euroatlantike. Ish-atasheu ushtarak në Shtetet e Bashkuara, Xhavit Gashi thotë për KosovaPress se kjo stërvitje përshpejton rrugëtimin e shtetit në aleancën ushtarake të NATO-s.