Teksa ka kaluar njjë javë nga sulmi terrorist I 24 shtatorit mbi Policinë e Kosovës, ku për pasojë ndërroi jetë Rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën 3 të tjjerë, pikat kufitare me Serbinë, ajo e Jarinjës dhe Bërnjakut, vijojnë të jenë të mbyllura. Këto dy pika u bllokuan menjëherë nga Kosova, për të penguar hyrjen e serbëve të dyshimtë, apo edhe largimin e atyre që mujnd të ishin të përfshirë në agresionin terrorist.