Kosova ka ndërmarrë masa ndëshkuese kundër Rusisë, duke miratuar pakon e 19-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Moskës, në kuadër të luftës së Rusisë me Ukrainën. Në pakon e sanksioneve të miratuar në mbledhjen e kabinetit të kryeministrit Albin Kurti këtë të premte, u përfshinë edhe sanksione kundër Bjellorusisë. Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, tha se Kosova synon promovimin e paqes dhe lirisë. Konjufca theksoi angazhimin e Kosovës për të qëndruar pranë partnerëve strategjikë në mbrojtjen e ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të Ukrainës