Ish-ministri i Listës Serbe, Ivan Todosijevic, është liruar nga të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij me vendim të Gjykatës Supreme në Prishtinë. Gjykata Supreme tha se vendimi është i formës së prerë. Todosijevic u dënua nga gjykata e shkallës së parë në fund të vitit 2019 në Prishtinë me dy vjet burgim për deklaratën në përkujtimin e 20 vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s në Zveçan, kur deklaroi se rasti i Reçakut ishte shpikur dhe përdorur si justifikim për bombardimet.