Me urdhër të Gjykatës Themelore të Ferizajt, Policia e Kosovës të enjten, kreu një aksion për të sekuestruar kamera të sigurisë të vendosura nga strukturat ilegale serbe në Komunën e Shtërpcës. Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku, bëri të ditur se aksioni u zhvillua në katër vende në këtë komunë, përfshirë edhe në objektin e komunës së strukturave ilegale serbe.