Samiti i tretë i Komunitetit Politik Europian do të mbahet në 5 tetor në Spanjë ku mes 47 krerëve të shteteve do të jenë të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. I ftuar është edhe presidenti serb, Aleksandër Vuç`ic megjithëse pjesëmarrja e tij nuk është konfirmuar ende.