Top News/ Kosova ‘kryefjalë’ e fushatës në Serbi/Integrimi në BE nuk sjell pikë, ja kartat e Vuçiçit
06/12/2023 11:06

Dy javë para zgjedhjeve, është e qartë se çështja e "rrugës evropiane” të Serbisë nuk luan pothuajse asnjë rol në fushatë. Nga ana tjetër, tema e Kosovës është në krye të prioriteteve dhe as autoritetet nuk mund ta shmangin atë, edhe nëse do të dëshironin. Këto dy gjëra janë të lidhura ngushtë mes tyre, thonë analistët për DË. "Regjimi thjesht nuk mund të ndikojë në disa gjëra”, thotë historiani dhe politologu Stefan Radojkoviq. Çështja e Kosovës po merr një hapësirë të madhe në fushatë, kryesisht për shkak se SHBA-ja dhe BE-ja po "ushtrojnë presion” këtë vit përmes marrëveshjeve të paraqitura në Bruksel dhe Ohër, duke thënë hapur se presin një njohje de facto të pavarësisë së Kosovës nga Beogradi, thotë Radojkoviq. "Ata insistuan në planin franko-gjerman, i cili për pasojë u bë shumë i pranishëm në mediat serbe”, thotë ai për DË. "Gjithashtu, qëndrimi i Albin Kurtit ndaj komunitetit serb është i tillë që edhe mediat kryesore në Serbi duhet t'i kushtojnë hapësirë. Sidoqoftë, për shtresën e mesme në serbi, kosova është më pak e rëndësishme se cështjet e jetës së përditshme. Por ndodh që cështja e kosovës, imponohet si më e rëndësishmja. "Prioriteti i votuesit është lufta kundër papunësisë, standardi më i mirë i jetës dhe stabiliteti ekonomik”, thotë Aleksandar Ivkoviq nga Qendra për Politikë Bashkëkohore. "Lufta kundër korrupsionit dhe krimit është në vendin e dytë, ndërsa Kosova në vendin e tretë, nëse atje nuk shpërthen një krizë. Por, në rast krize, rritet interesi për këtë temë”, tha Ivkoviq për gazetën "Blic”. Presidenti serb, Aleksander Vucic, insiston tek cështjet jetike. Ai përmend rrugët, hekurudhat, stadiumet, vendet e punës dhe pagat. Por nuk harrohet në asnjë moment mbrojtja e integritetit territorial, sic thotë vucic, që nuk heziton të përsërisë se nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e kosovës. Në anën tjetër, partitë politike serbe e dinë se BE nuk është një temë që sjell pikë në fushatë. Vec të tjerash, tani politikanët kryesorë të BE-së po kërkojnë hapur njohjen e kosovës. Ndaj, vecanërisht partive në pushtet, u intereson evitimi i kësaj teme.

Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07