Qeveria e Kosovës shpalli 11 korrikun, ditë Përkujtimore të Gjenocidit në Srebenicë të Bosnjë dhe Hercegovinë. Mbledhja e qeverisë ‘Kurti’ u çel me një minutë heshtje në kujtim të më shumë se 8 mijë e 300 boshnjakëve që mbetën viktimë, korrikun e vitit 1995. Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti u shpreh se ky është një veprim fisnik dhe i duhur që të mos harrohet asnjëherë gjenocidi në Bosnjë dhe Hercegovinë.