Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, në të cilin theksoi rolin kyç që ka Bashkimi Evropian jo vetëm për ruajtjen e stabilitetit, por edhe për ofrimin e vizionit dhe drejtësisë për të gjithë qytetarët e Evropës. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë, Gërvalla në takim, nënvizoi nevojën që Republika e Kosovës të trajtohet si partnere e barabartë dhe e respektuar në të gjitha proceset integruese evropiane, duke përfshirë përshpejtimin e rrugës drejt anëtarësimit në BE dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.