Presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kërkuan edhe njëherë të anëtarësim të shpejtë në Aleancën e Atlantikut verior duke thënë se vendi po ndërmerr të gjitha reformat e nevojshme që një ditë të bëhet pjesë aleancës më të madhe ushtarake në botë. Duke folur gjatë seminarit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Prishtinë për Integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor, Osmani u shpreh se prania e KFOR-it në Kosovë është e domosdoshme derisa Kosova të bëhet vend anëtar i NATO-s.