Formimi i institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit nuk shihet në horizont, pavarësisht se kanë mbetur edhe shtatë ditë nga 26 korriku, afati që Gjykata Kushtetuese ka vendosur dhe që detyron deputetët të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Një ditë para seancës së radhës konstituive, që përbën edhe përpjekjen e pesëdhjetë, duket se nuk ka ende shpresë për lëvizje pozitive. Analistja Magbule Shkodra, thotë për KosovaPress se insistimi i LVV-së për emrin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, po bllokon daljen nga kriza.