Pas 4 muajsh bllokadë në parlament, Kosova rrezikon të mbetet pas në garën për miliona euro të Bashkimit Evropian. Ngërçi politik pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit po i kushton vendit miliona euro nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor. Paketa prej 6 miliardë eurosh është miratuar në pjesën e fundit të vitit 2023. Shpërndarja e tyre duhej të niste në fund të vitit të kaluar, por është shtyrë për disa muaj. Marrëveshja nevojitet fillimisht të kalojë në Kuvend me dy të tretat e votave.