Qeveria e Kosovës i bën thirrje Bashkimit Europian që të heqë masat ndëshkuese pasi ka përmbushur anën e saj të dakordësisë së Bratislavës për shtensionimin e gjendjes në veri të vendit. Një thirrje për heqjen e masave ndaj Kosovës, e bëri edhe presidentja Vjosa Osmani para fillimit të punimeve të samitit mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, duke i konsideruar tërësisht të padrejta.