Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla ka njoftuar se Presidentja Vjosa Osmani, do të bëjë inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Kolumbi. Teksa e ka cilësuar si një rezultat historik, Gërvalla shkruan në një postim në FaceBook, se hapja e kësaj ambasade shënon një moment të rëndësishëm për të zgjeruar praninë globale dhe për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.