Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmëri për të diskutuar me Mbretërinë e Bashkuar, lidhur me propozimin për ngritjen e “qendrave” në Kosovë për azilkërkuesit e refuzuar nga ishulli britanik. Deklarata ka ardhur pas raportimeve se Mbretëria e Bashkuar po e konsideron Kosovën si një nga vendet e mundshme për strehimin e migrantëve që kanë përfunduar procesin e apelimit për azil në Mbretërinë e Bashkuar.