25 vjet më parë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Solana urdhëroi ndalimin e bombardimeve ndaj Serbisë, ndërsa Këshilli i Sigurisë së OKB-së po në të njëjtën ditë miratoi rezolutën për të dërguar 37 mijë ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete. Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë zbarkuan trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, dhe nisi largimi i forcave serbe.