Kosova prej një viti e gjysmë vijon të jetë nën sanksione nga Bashkimi Evropian. Për opozitën kjo gjë konsiderohet si një dështim i qeverisë Kurti pasi nuk ka mundur dot t’i heq. Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala i ka bërë thirrje qeverisë të krijojnë mundësitë e lobimit dhe të sqarimit që Kosovës nuk i duhen këto masa.