Vetëm 15 ditë kohë afat, ka parlamenti I Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri, ose vendi shkon në zgjedhje të reja. Kreu I qeverisë, Albin Kurti duhet të sigurojë mbështetjen e nevojshme në Kuvend deri më 28 prill, për të arritur kuorimin për zgjedhjen e presidentit. Kryeministri ka theksuar se është I gatshëm për bashkëpunim me partitë opozitare në mënyrë që të shmangen, mbajtja e zgjedhjeve të reja. Në kuadër të konsultimeve, javën e kaluar kryeministri Kurti u takuae me kryetarin e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ndërsa janë paralajmëruar edhe takime të tjera gjatë ditëve në vijim.