Top News – Kosova e vetmja pa asnjë doze/ Hoti-nuk do të marrim vaksina nga lindja
12/03/2021 12:37

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se për disa javë pritet arritja e vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, në mënyrë që të fillojë vaksinimi masiv. Në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19, Hoti tha se “ Kosova është në fazën e fundit të pandemisë”. “Ministri ka punuar që sa kohë në sigurimin e vaksinës për të cilën kemi pasur pak kritika publike krejtësisht të pabazuara sepse ajo që ka ndodhur në regjion është vaksina që kanë ardh nga vendet e Lindjes, pa u përmend fare emrin, që nuk janë të certifikuara dhe nuk i kanë kryer të gjitha protokollet e nevojshme, ne nuk kemi hyrë në ato lojëra që të sigurojmë vaksinat vetëm sa për imazh publik, tash besoj për disa ditë vinë furnizimet e para me vaksina, është bërë strategjia e imunizimit” Edhe Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se angazhimet për sigurimin e vaksinës nga autoritete kompetente nuk janë ndërprerë asnjëherë. “Ne kemi bërë më shumë se çdo shtet tjetër i rajonit. Kemi qenë dhe mbetemi shembull i menaxhimit të pandemisë. Mbi të gjitha, të parët kemi lejuar barërat klinike apo përdorimin e plazmës që po shpëton shumë jetë. Përderisa nuk jemi pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë(OBSH), Organizatës se Kombeve të Bashkuara(OKB) dhe Bashkimit Evropian, partnerët për furnizim më vaksina nuk arrijnë të realizojnë premtimet dhe zotimet e veta. Por, përpjekjet tona nuk janë ndalur asnjëherë” tha Zemaj. Kosova vazhdon të jetë ende i vetmi vend në rajon, i cili nuk ka arritur të sigurojë asnjë lloj të vaksinës kundër koronavirusit. Vaksinën e AstraZenecas dhe Oxford-it, Kosova pritet ta marrë falas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra.

Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08