Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar dy nisma me shtetin e Turqisë në lidhje me fushën ushtarake. Nismat e miratuara janë nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për Bashkëpunim në Fushat Ushtarake të Trajnimeve, Teknikës dhe Shkencës.