Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, shpalosi këtë të dielë programin për katër vitet e ardhshme. Ai premtoi buxhet mbi 1 miliardë euro për ushtrinë, funksionalizmin e fabrikës së municioneve, si dhe zhvillimin e dronëve ushtarak “Made in Kosova”. Kreu aktual I qeverisë gjithashtu theksoi synimin që brenda mandatit të përfshihen mbi 1 mijë gra-vajza ushtarake.